Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për marrëveshjen e pensioneve që pritet të miratohet në Senatin italian për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Tabaku thotë përmes një video postuar në Facebook se në dhomën e deputetëve është diskutuar për procesin e integrimit, për mbështetjen që Italia ka dhënë, çfarë mund të bëjmë ndryshe më mirë.
“Janë 300 mijë shqiptarë që paguajnë kontribute sociale, që paguajnë çdo muaj sigurimet shoqërore, 31 mijë prej të cilëve janë në moshë pensioni, që duhet patjetër të marrin pensionin e tyre.”, thotë Tabaku në videon e saj.
Në fund ajo thotë se “duhet bërë çdo gjë që marrëveshja të firmoset dhe të lëvizë ne Senat dhe ne dhomën e deputetëve.”
Statusi i plotë i deputetes Jorida Tabaku:
Sot nga Roma ne Senat dhe dhomën e deputetëve, duke diskutuar sigurisht për procesin e integrimit, për mbështetjen që Italia ka dhënë, çfarë mund të bëjmë ndryshe më mirë.
Por ajo që është më e rëndësishmja për të diskutuar për kontributin e qindra mijërave shqiptarë qe jetojnë dhe punojnë ne Itali.
Janë 300 mijë shqiptarë që paguajnë kontribute sociale, që paguajnë çdo muaj sigurimet shoqërore, 31 mijë prej të cilëve janë në moshë pensioni, që duhet patjetër të marrin pensionin e tyre.
Duhet të bëjmë çdo gjë që marrëveshja të firmoset dhe të lëvizë ne Senat dhe ne dhomën e deputetëve.