Pensionistët e Fierit votuan Ramën por kërkojnë ndihmën e deputetit të PD-së: Ngrije zërin se plasëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pensionistët rrinë në radhë para postës së Fierit për të marrë pensionin apo dhe shpërblimin e caktuar nga qeveria për festat e fundvitit.

Qytetarët thonë se kanë ditë që qëndrojnë në radhë dhe nuk kanë marrë asgjë.

“Kam ardhur 10 herë e nuk I kam marrë dot. Rama nuk di sa I bëjnë kilotat” thonë pensionistët të cilët nuk e fshehin zemërimin.

 Edhe deputeti i PD-së, Luan Baçi denoncoi në facebook këtë problematikë në lagjen “Kryengritja e Fierit”

“Në prag të festave të fund vitit, Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar u premtoi 5 mije lekë, shpërblim pensionistëve! Jo vetëm që i gënjen për shperblimin, por as pensionin mujor nuk po marrin! Nuk ka lek është përgjigjia që marrin, çdo ditë në zyrat e postes! Me ditë të tëra vazhdojnë të vijnë dhe e njëjta përgjigje!”

Baçi tregon se ishin vetë pensionistët që I kërkuan atij të ngrinte zërin.

“Megjithëse një pjesë e tyre kanë votuar Ramën historikisht dhe shpesh herë, as mirëmëngjesin nuk kthejnë!

” Ky na shan Ramen, Kryeministrin” flasin me njëri tjetrin!

Sot nuk e patën problem, thuaj ndonjë fjalë më thanë, ngrije zërin, se plasëm s’kemi kujt ti themi! Jemi në hall! “Respekt për ju, turp për kryeministrin dhe qeverine e tij të korruptuar”, shkruan Baçi. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fluan.baci.79%2Fposts%2F3269845276488866&show_text=true&width=500
Share This Article