Pensionisti gjerman që ruajti tankun në shtëpi, dënohet me 14 muaj burgim me kusht si dhe do të paguajë një gjobë prej 250 mijë eurosh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pensionist në Gjermani është dënuar për posedim të paligjshëm të armëve pasi u zbulua se zotëronte një arsenal të gjerë personal, përfshirë një tank.

I pandehuri, 84-vjeçar, është dënuar me 14 muaj burgim me kusht dhe është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 250 mijë eurosh.

Zyrtarët gjetën tankun dhe pajisjet e tjera ushtarake të Luftës së Dytë botërore në shtëpinë e të pandehurit në qytetin verior të Heikendorf në vitin 2015.

Ushtria duhej të ndihmonte në heqjen e pajisjeve.

Të hënën, gjykata urdhëroi që i pandehuri – i cili nuk mund të përmendet sipas ligjeve gjermane të privatësisë – duhet ta shesë ose ta dhurojë tankun dhe një top anti-ajror në një muze ose koleksionist brenda dy viteve të ardhshme.

Sipas avokatit të të pandehurit, një muze amerikan është i interesuar të blejë tankun Panther. Shumë historianë amerikanë argumentojnë se ishte automjeti më efikas i tillë, i vendosur nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Share This Article