Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vetëm gjashtë ditët e para të luftës kundër Iranit, SHBA-së i ka kushtuar më shumë se 11,3 miliardë dollarë. Këtë deklaruan zyrtarët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes teksa kanë informuar senatorët në një takim me dyer të mbyllura, raporton “NBC News”.

Senatori amerikan, Chris Coons deklaroi për gazetarët se kostoja reale mund të jetë edhe më e lartë, pasi shifra aktuale nuk përfshin të gjitha shpenzimet e luftës.

“Pres që shifra reale e operacioneve të jetë dukshëm mbi këtë nivel. Vetëm zëvendësimi i municioneve të përdorura tashmë kalon mbi 10 miliardë dollarë”, tha ai.

Një zëdhënës i Pentagonit refuzoi të komentonte mbi diskutimet me dyer të mbyllura, duke theksuar se kostoja e plotë e operacionit ushtarak “Epic Fury” do të bëhej e ditur vetëm pasi misioni të përfundonte.

Raporti për këtë informim u publikua fillimisht nga “The Neë York Times”.

Ky vlerësim financiar vjen në një moment kur administrata e presidentit Donald Trump po përgatit një kërkesë të re financimi nga Kongresi për të mbuluar shpenzimet në rritje të konfliktit.

Ndërkohë lufta, që tashmë ka hyrë në ditën e 11-të, ka shkaktuar qindra viktima në Lindjen e Mesme. Sipas “Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane”, mbi 1 200 persona janë vrarë në Iran nga sulmet izraelite dhe amerikane.

Autoritetet raportojnë gjithashtu 13 viktima në Izrael, gjashtë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 570 në Liban, sipas zyrës së kryeministrit libanez.

Nga ana tjetër, shtatë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe rreth 140 të tjerë janë plagosur.

Nuk është ende e qartë se sa do të zgjasë konflikti. Presidenti Trump ka bërë deklarata kontradiktore duke thënë se lufta mund të përfundonte “shumë shpejt”, por pranoi gjithashtu se mund të ishte vetëm fillimi, siç ka paralajmëruar edhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth.

Tensionet janë rritur edhe më tej pasi të paktën tre anije janë sulmuar në ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se ka shkatërruar 16 mjete iraniane për vendosjen e minave detare dhe disa anije luftarake pranë kësaj zone strategjike. 

Share This Article