Pentagoni ndan 125 milionë dollarë për Ukrainën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pentagoni do të ofrojë një pako ndihmëse ushtarake në vlerë të 125 milionë dollarëve për Ukrainën, ku përfshihen dy anije të armatosura patrulluese si ndihmë për mbrojtjen e ujërave territoriale.

Përpos dy anijeve të vogla të tipit “Mark VI”, në këtë pako përfshihen edhe radarët për artileri, pajisje për pamje satelitore dhe kapacitete analizuese dhe pajisje për përkrahjen e trajtimit mjekësor ushtarak dhe procedurat e evakuimit.

Pentagoni gjithashtu tha se pjesa tjetër prej 150 milionë dollarëve si ndihmë ushtarake, e miratuar nga Kongresi i ShBA-së, nuk do të dhurohet derisa Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Mbrojtjes të kenë mundësi t’ua vërtetojnë ligjvënësve se Ukraina ka bërë progres të konsiderueshëm rreth reformave në fushën e mbrojtjes.

“Departamenti e inkurajon Ukrainën që të vazhdojë të miratojë reforma që e fuqizojnë kontrollin civil të ushtrisë, që promovojnë rritje të transparencës dhe llogaridhënies në industrinë e mbrojtjes dhe ta modernizojë sektorin e mbrojtjes në fusha tjera kyçe në vijë me parimet dhe standardet e NATO-s”, thuhet në deklaratën e Pentagonit, të publikuar të hënën.

Ukraina është përfshirë në mosmarrëveshje me Rusinë që nga viti 2014, kur forcat ruse e aneksuan Gadishullin e Krimesë dhe i përkrahën separatistët në lindje të Ukrainës. Nga ky konflikt deri më tani janë vrarë mbi 13.200 persona.

Share This Article