Pentagoni parashikon mbajtjen e Gardës Kombëtare në Kapitol

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pentagoni po shqyrton një kërkes të policisë së Kongresit për të zgjatur me dy muaj mbrojtjen besuar gardës Kombëtare amerikane pas sulmit të 6 janarit, theksoi sot zëdhënësi John Kirby.

“Ne kemi marrë një kërkesë zyrtare nga policia e Kapitolit për një vazhdim të asistencës së Gardës Kombëtare në këtë kompleks”, deklaroi Kirby në një konferencë shtypi duke shtuar se zgjatja do të jetë për dy muajt e ardhshëm.

Ai nuk saktësoi nëse kërkesa korrespondonte me rreziqe specifike, por shefja e përkohshme e policisë së Kapitolit, Yogananda Pittman muajin e kaluar raportoi kërcënime nga grupet ekstremiste për të penguar presidentin Joe Biden të mbante fjalimin e tij të hyrjes para të zgjedhurve të Kongresit.

Data e këtij fjalimi vjetor nga presidenti amerikan para të zgjedhurve të dy dhomave të Kongresit, një detyrim kushtetues gjatë të cilit ai vendos rrugën për veprimin e tij, nuk është njoftuar ende.

Kapitol është në siguri të lartë që prej 6 janarit, kur mijëra mbështetës të Donald Trump u mblodhën në selinë e Kongresit amerikan pas fjalimit të Donald Trump, në atë kohë ende president, i cili u kishte kërkuar atyre që pengonin të zgjedhurit të certifikonin fitoren elektorale të Joe Biden.

Share This Article