Pentagoni, sërish në monitorim të një balone misterioze mbi SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria amerikane është duke gjurmuar një tjetër balonë misterioze që është pikasur duke fluturuar mbi tokë amerikane. Lajmi vjen tre muaj pas rrëzimit të një mjeti fluturues të ngjashëm në pronësi të Kinës.

Mjeti fluturues, që ka kaluar mbi Hawaii edhe është drejtuar për në Meksikë, po ndiqet nga Pentagoni prej një jave tashmë.

Nuk dihet ende se kush mund ta ketë në pronësi ndërsa shtohet se deri më tani, balona nuk ka fluturuar mbi site të rëndësishme ushtarake.

Sipas raportimeve, zyrtarët amerikanë nuk besojnë se balona mund të jetë sërish e Kinës, por megjithatë janë ende duke e peshuar nëse do ta qëllojnë apo jo nëse i afrohet tokës.

Në fund të janarit, Pentagoni pikasi një “balonë spiune” kineze nëpër SHBA-në kontinentale dhe administrata Biden priti derisa u drejtua në brigjet e Karolinës së Jugut për ta qëlluar më 4 shkurt.

Share This Article