Pentagoni: SHBA-ja nuk ka përfituar naftë nga Siria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pentagoni theksoi sot se SHBA-ja nuk ka grabitur naftën e Sirisë edhe pse janë dërguar përforcime ushtarake në lindje të vendit për të mbrojtur fushat e naftës.

“SHBA-ja nuk ka përfituar asgjë nga e gjithë kjo. Përfitimet shkojnë për FDS”, theksoi një zëdhënës i Pentagonit, Jonathan Hoffman duke iu referuar Forcave Demokratike siriane, kurdëve që kanë luftuar Shtetin Islamik përkrah perëndimorëve.

Objektivi është t’u akordojmë kurdëve të rajonit, forcat FDS, një burim të ardhurash dhe mundësish për t’u fuqizuar në fushatën e tyre ushtarake kundër Shtetit Islamik”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

“Bëhet fjalë pra për të penguar ISIS për të pasur akses dhe gjithashtu për t’u mundësuar kurdëve dhe FDS-së të kontrollojnë naftën”, shtoi ai./ATSH/

Share This Article