Nicolas Pepe me dy supergola nga gjuajtjet e lira ia ka mundësuar Arsenalit të përmbysë rezultatin ndaj Guimaresit për të marrë tri pikët e reja në Ligën e Evropës.
“Topçinjtë” fituan ndeshjen me rezultat 3 me 2, me transferin më të shtrenjtë në histori të klubit që doli si hero i ndeshjes.
Mysafirët mbyllën pjesën e parë me epërsi 1 me 2 me golat e Edwardsit dhe Duartes. Tek Arsenali shënoi Martinelli.
Ndërsa në pjesën e dytë, Pepe u inkuadrua në minutën e 75-të dhe në minutat 80 dhe në kohën shtesë me dy gola nga gjuajtjet e lira ia siguroi fitoren e tretë Arsenalit.