“Për 10 vite nuk e duroja dot Barack Obama-n,” Michelle rrëfen problemet me ish-presidentin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Michelle Obama ka dhënë së fundi një intervistë gjatë së cilës ka rrëfyer detaje nga martesa e saj me Barack Obama-n.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në intervistën e dhënë për  “REVORT Studios” ka rrëfyer për vështirësitë e marrëdhënies së saj me ish-presidentin.

Sipas saj, pas ardhjes në jetë të dy vajzave të tyre, Sasha dhe Malia, gjërat mes tyre kanë qenë të vështira. “Për dhjetë vjet nuk e durova dot burrin tim”, deklaroi ajo.

Ndërsa ishte nënë e re në përpjekje për të rritur mirë vajzat e saj, tregon Michelle, Barack-u luante golf ose shkonte në palestër.

 “Martesa nuk është kurrë 50/50. Zakonisht është 70/30, ndonjëherë është 60/40 ”, tha ajo pasi kujtoi periudhën kur burri i saj ishte fokusuar në karrierën e tij politike në fillim të viteve 2000 dhe mungonte vazhdimisht në shtëpinë e tyre.

Sa i përket nevojave të fëmijëve, Michelle tregon: “Fëmijët janë si terroristë. Kanë kërkesa, nuk flasin, nuk merren vesh, qajnë gjatë gjithë kohës. Por ti i do më shumë se çdo gjë dhe nuk mund t’u vesh faj. Kështu, domosdoshmërisht ktheheni kundër njëri-tjetrit”.

Së fundi, ajo u dërgoi edhe një mesazh publikut. Sado klishe të tingëllojë, tha ish-Zonja e Parë, “nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë. ”

 “Ndjenjat ndryshojnë dhe duhet të kemi durim.”

Share This Article