“Për 4 muaj shkatërroi botën”, Fauci: Kriza nuk ka përfunduar ende

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci ka thënë se pandemia e koronavirusit nuk “ka përfunduar ende”, ndërsa e ka cilësuar atë si “ankthin më të keq”.

“Në një periudhë prej katër muajsh ka shkatërruar gjithë botën”, ka thënë ai në një konferenë.

“Miliona e miliona njerëz janë infektuar në gjithë botën. Kjo konsiderohet të ketë ndodhur në periudhë shumë të shkurtër”.

Eksperti i Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, i ka bërë këto komente në një konferencë të organizuar nga Organizata për Bioteknologji Inovative.

Mirëpo pavarësisht pse ka pranuar se është befasuar nga shpejtësia e përhapjes së virusit, ai ka thënë se është i bindur që vaksina do të gjendet.

Shtetet e Bashkuara janë goditur më së keq nga koronavirusi i ri në botë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritet amerikane kanë regjistuar mbi 1.9 milion persona të infektuar me Covid-19, prej të cilëve, mbi 100,000 pacientë kanë vdekur.

Share This Article