Në KAS po shqyrtohet kërkesa e PS-së e cila kërkon të shfuqizohet vendimi i KQZ-së për të lënë mënjanë votat e ardhura nga diaspora e Greqisë.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu është kundër. Ai evidentoi se nga 17 prilli deri në 4 maj në KQZ erdhën 17 mijë zarfe, pra 1 mijë zarfe në ditë. Nga data 5 maj deri më 11 maj kanë arritur 36 mijë zarfe, mesatare ditore 6 mijë zarfe. Gjithashtu në zyrat e DHL–së është parë drejtuesi politik i PS-së.
Logu nënvizoi kërkesën e PD-së se nuk do të lejojnë të numërohet vota e diasporës së Greqisë pa u vërtetuar që ata janë të votuesve dhe jo thasët e mbushur me patronazhistë të PS-së.
“Është e eprerë dhe e qartë PD nuk do të lejojë asnjë zarf me materiale zgjedhore që vjen nga Greqia deri në momentin që të provohet që ato zarfe janë marrë personalisht nga zgjedhësi. Kur të provohet, le të numërohen, por thasët e mbushura nga patronazhistët e PS-së nuk do të lejojmë të numërohen” tha Marash Logu.
Kerkesa që po shqyrtohet në KAS
Kërkesa ankimore nr. 22, datë 12.05.2025, depozituar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, me objekt “Shfuqizimin e aktit nr. 1121, date 12.05.2025 te KSHZ si absolutisht te pavlefshëm, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin”.
PS kërkon vijimin e numërimit. Pasi dëgjoi palët KAS u tërhoq duke njoftuar se do të jepte dhe një datë për shpalljen e vendimit.