Për 74 vite qëndroi i “varrosur” në Britani, restaurohet tanku 20- tonësh që ndihmoi në evakuimin e banorëve nga përmbysjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tank gjigant i Luftës së Dytë Botërore që ishte “varrosur” për 74 vite në Lincolnshire Ferns të Anglisë, është restauruar plotësisht.

Tanku 8 metra Buffalo ishte varrosur pothuajse 9 metra nën tokë që nga viti 1947, dhe mund të jetë mjeti i vetëm në Evropë që ishte përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe akoma funksionon sikur të ishte prodhuar sot.

Fermeri Daniel Abbott, 42-vjeç, dhe ekipi i tij i vullnetarëve nxorën në prill të kaluar tankun amfib 20 tonësh, pasi i kishin kaluar tre vite duke e kërkuar,.

Buffalo ishte zhytur thellë nën tokë, pasi në mars të vitit 1947 ishte përdorur si mjet amfib për të shpëtuar banorët e fshatit Crowland nga përmbysjet.

Pas një viti, tanku është restauruar dhe për 74-vjetorin e përmbysjeve të vitit 1947, u prezantua në Thorney&Crowland.

Modelit LVT-4 i është restauruar kabina, pjesa e përparme e blinduar dhe marshi – duke i vendosur edhe zinxhirët e rinj.

Share This Article