Për 9 ditë ndërtohet spitali mobil në afërsi të Klinikës Infektive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka shpërndarë fotografi nga Spitali Mobil në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional ka dhënë fryt. Më në fund po vendosim spitalin mobil në zonën e Qendrës Klinike. Në më pak se 7 ditë !!! Qyteti i Shkupit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, institucionet me standarde botërore për përmbushje!!! Faleminderit punëtorëve”, ka shkruar Shilegov.

Ndryshe, Spitali Mobil në afërsi të Klinikës Infektive do të ketë 130 shtretër ku do të trajtohen pacient me Covid-19, ndërsa punimet për montimin e tij kishin filluar me 21.03.2020 me rrënimin e objekteve rreth Klinikës./Alsat/

Share This Article