“Për ca do vriten djemtë tanë”/ Rusi, shpërthejnë protestat kundër Putin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas urdhrit për mobilizim ushtarak, në Rusi kanë shpërthyer protestat kundër vendimit të presidentit, Vladimir Putin.

BBC raporton se më shumë se 100 persona janë arrestuar pasi morën pjesë në protesta në 15 qytete të ndryshme.

Ndalimi i tyre erdhi pasi aktualisht në Rusi, tubimet konsiderohen të paligjshme dhe janë të ndaluara. Pas fjalëve të Putin, i cili shpalli mobilizimin e pjesshëm në lidhje me luftën në Ukrainë, fluturimet direkte të planifikuara për sot dhe orët në vijim nga Moska për në kryeqytetet e vendeve “mike” u shitën menjëherë.

Gjithashtu brenda disa orësh, u ezauruan dhe fluturimet për në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan.

Çmimet e biletave kapën qiellin, sipas mediave të pavarura ruse, që raportojnë se bileta më e lirë nga Moska për në Dubai kapi vlerën e 300 mijë rublave, thuajse 5 mijë euro, që është rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore në Rusi.

Share This Article