Për çdo ditë të vikendit mbi 20 mijë bashkatdhetarë kanë hyrë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në konferencën që po mbahet për media, tregoi se numri i bashkatdhetarëve që po vinë në Kosovë për festa është shumë i madh.

Ai tha se çdo ditë të vikendit nga 20 mijë bashkatdhetarë hyjnë në Kosovë.

“Ka rritje të numrit të bashkatdhetarëve që po hyjnë në Kosovë. Çdo ditë vikendi nga 20 mijë bashkatdhetarë hyjnë në Kosovë, rreth 7 mijë e 500 hyjnë përmes aeroportit, ndërsa nga pikat tokësore nga Dheu i Bardhë hyjnë mbi 4 mijë qytetarë”, tha ai.

Mehmeti bëri të ditur se Policia e Kosovës po vazhdon të kontrolloj për respektim të masave

“Po vazhdojmë me kontrollime që nënkuptojnë edhe shqiptimin e gjobave. Jemi duke bërë punë parandaluese në vetëdijesimin e qytetarëve. Ne jemi duke zbatuar gjitha vendimet që i ka nxjerrë Qeveria e Kosovës”, shtoi ai.

Share This Article