Për demokratët, askush mbi ligjin, republikanët në mbështetje të Trump: Hakmarrje politike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendimi i Jurisë së Madhe kundër Donald Trump, bashkoi republikanët, përfshirë rivalët e ish-presidentit.

Udhëheqës të lartë republikanë në Kongresin amerikan shprehën mbështetje për Trump duke e mbrojtur atë, ndërsa lëshuan sulme të drejtpërdrejta ndaj trupës gjykuese në Manhatan që i hapi rrugën ngritjes së akuzave penale ndaj 76-vjeçarit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Republikani Kevin McCarthy, përdori të njëjtën gjuhë si miliarderi duke pretenduar se sistemi amerikan i drejtësisë është përdorur politikisht kundër Trumpit.

Të tjerë folën për gjueti shtrigash, ditë të errët për Shtetet e Bashkuara dhe hakmarrje politike. Nga ana tjetër, demokratët janë treguar më të kujdesshëm në reagimet e tyre. Presidenti Joe Biden nuk ka komentuar lidhur me zhvillimet, por politikania e njohur demokrate, Nancy Pelosi, kritikja më e fortë e Trump, bëri thirrje që ligjet e vendit të respektohen.

 “Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë kanë të drejtën e një gjyqi për të provuar pafajësinë”, ka shkruar Pelosi në Twitter. Pas shpalljes së vendimit, në pjesë të ndryshme të SHBA-së, përfshirë pranë Shtëpisë së Bardhë, janë mbajtur manifestime të shumta, pro dhe kundër Trump.

Share This Article