Për dy ditë në Kosovë 31 të vdekur nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy ditët e fundit në Kosovë 31 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur në shifrat e përditshme që publikon Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Gjatë ditës së djeshme IKSHPK-ja ka bërë të ditur se nga 480 testime, 258 kanë rezultuar pozitivë, derisa 16 persona kanë ndërruar jetë.

Sot ndërkaq, Instituti ka njoftuar se 226 raste janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, derisa 15 persona kanë vdekur.

Deri më tani në vend në Kosovë janë konfirmuar 8 mijë e 330 raste pozitive me koronavirus.

227 të konfirmuar me koronavirus kanë vdekur. 

Share This Article