• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 20, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
‘Për fundjavë në Evropë’, bizneset në Kosovë ankohen se u ka rënë puna

‘Për fundjavë në Evropë’, bizneset në Kosovë ankohen se u ka rënë puna

by albnews
10 March, 2024
in Kosova
0
20
VIEWS

“Çdo i treti kalimtar në qendër të Selanikut fliste shqip”, thotë me shaka Sedat Kiçmari. Me gruan dhe dy fëmijët, ai vizitoi qytetin bregdetar të Greqisë fundjavën e fundit të shkurtit. Ishte hera e parë që familja 4-anëtarëshe udhëtoi pa viza në një vend të Bashkimit Evropian.

Qytetarët e Kosovës e gëzojnë këtë të drejtë nga 1 janari i këtij viti dhe disa përfaqësues biznesesh ankohen se “euforia e madhe” për të udhëtuar, i ka lënë me më pak punë e më pak të ardhura. Nëse trendi vazhdon, disa biznese edhe mund të mbyllen, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

“Mbi 100% më shumë udhëtime”

Ruzhdi Kurtishaj, pronar i një agjencie turistike, thotë se udhëtimet e qytetarëve kosovarë nga 1 janari e këndej, janë shtuar për më shumë se 100%. Agjencia e tij operon me dhjetëra autobusë që realizojnë udhëtime çdo ditë. Destinacionet thotë se janë të ndryshme: Greqi, Kroaci, Hungari, Bullgari e Austri.

“Po e marr shembull Greqinë, pasi është vendi më i frekuentuar. Vitin e kaluar, në këtë shtet kemi udhëtuar një herë në javë me një autobus, ndërsa, aktualisht, udhëtojmë tri herë në javë me gjashtë autobusë”, tregon Kurtishaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se kapaciteti i një autobusi është për 50 deri në 80 udhëtarë, ndërsa bileta kthyese nga Prishtina deri në Selanik – rreth 330 kilometra larg – është 20 euro. Nëse bëhet llogaritja vetëm me shifrat e kësaj agjencie, i bie që së paku 300 qytetarë udhëtojnë çdo javë drejt Greqisë dhe vetëm për bileta shpenzojnë së paku 6.000 euro.

Në Kosovë janë të regjistruara 757 biznese – përfshirë agjenci udhëtimi, operatorë turistikë e të tjera – që merren me turizëm. Të dhënat që REL-i siguroi nga Policia e Kosovës, tregojnë se nga 1 janari deri më 21 shkurt të këtij viti, mbi 1.7 milion qytetarë kanë dalë nga kufiri tokësor i Kosovës, ndërsa kanë hyrë mbi 1.6 milion.

Shifrat përfshijnë edhe ata qytetarë që kanë lëvizur më shumë se një herë. Megjithatë, policia nuk dha të dhëna për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur për qytetarët kosovarë nuk vlente liberalizimi i vizave. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërkaq, konfirmojnë se ka rritje të numrit të udhëtarëve në dhe nga Kosova.

Zëdhënësja Valentina Gara thotë se numri i përgjithshëm i tyre në muajin janar ka qenë mbi 287 mijë, krahasuar me mbi 266 mijë sa ka qenë në janar të vitit 2023.
Paratë jashtë Kosovës Kiçmari, i cili me profesion është kontabilist, thotë se për një fundjavë në Selanik, ka shpenzuar rreth 400 euro, “përfshirë këtu sigurimin për makinën me të cilën kanë udhëtuar, akomodimin, ushqimin dhe aktivitete të tjera”.

Nga përvoja e kaluar, thotë se çdo shpenzim ia ka vlejtur.

“Qytet i bukur, kishte vende të ndryshme turistike për t’u vizituar”, thotë ai.

Por, përshtypje si këto kanë ndikuar në turizmin e brendshëm. Hysen Sogojeva, udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, thotë se dy muajt e fundit, nuk janë të krahasueshëm me periudhat e njëjta të viteve të kaluara. Në këtë kohë, thotë ai, kur vendet malore dhe restorantet në natyrë do të duhej të frekuentoheshin masivisht në fundjava, kanë dukshëm më pak klientë.

“Po presim që muajve të ardhshëm të stabilizohet situata… Shpresojmë që kjo eufori e qytetarëve [për të dalë jashtë] është afatshkurtër, vetëm nga kureshtja e lëvizjes pa viza”, thotë ai.

Deklaratave të tij u bën jehonë edhe Sadik Gashi, i cili udhëheq pushimoren “Holiday Resort” në fshatin Sllatinë të Prishtinës.

“Rënie të numrit të klientëve ka sidomos gjatë fundjavës, por edhe ditëve tjera”, thotë ai.

“Ata, kur po shkojnë gjatë fundjavave në Selanik, Romë apo ndonjë shtet tjetër… qarkullimi ditor bie edhe gjatë ditëve të tjera të javës, sepse paratë i shpenzojnë jashtë dhe nuk kanë më mundësi t’i vizitojnë restorantet në Kosovë”, shton Gashi.

Përveç në hoteleri e gastronomi, rënie të klientelës duket se kanë edhe kompanitë e derivateve të naftës.

“Deri në 30 për qind ka rënë shitja krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thotë Avdi Avdiu, pronar i kompanisë “Universal” në Mitrovicë të Jugut.

“Përqindja mund të jetë edhe më e lartë, por, për fat, kjo pikë furnizon me derivate të naftës disa autobusë të agjencive turistike në Mitrovicë. Këta e kanë rritur sasinë e shpenzimeve, pasi udhëtojnë më shpesh jashtë Kosovës. Furnizohen me sasi deri në tri herë më shumë se vitin e kaluar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se kjo situatë i shkakton pasoja të pashmangshme ekonomisë, përkatësisht aktivitetit të bizneseve. Për një fundjavë, sipas tij, një familje shpenzon mesatarisht 600 deri në 800 euro jashtë Kosovës, “varësisht nga shteti që viziton”.Kjo, pastaj, ul kërkesën e konsumit në Kosovë, sepse paratë e gatshme shpenzohen jashtë, thotë Rafuna.

Nëse ky trend vazhdon, sipas tij, bizneset do të obligohen t’i largojnë punëtorët nga puna, e madje “disa edhe mund të mbyllen”.

“…sepse biznesi themelohet të gjenerojë fitim dhe jo të humbë”, thotë ai.

Sogojeva, nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, shpreh shqetësim për mungesë punëtorësh në të ardhmen e afërt – edhe pse kjo ka qenë një sfidë e vazhdueshme në Kosovë me vite.

“Problemet mund paraqiten në muajt vijues, sidomos në prill dhe maj, kur rritet puna në shtetet e Evropës dhe krijohen vende të reja të punës. Atëherë, qytetarët mund të gjejnë alternativa për të punuar në Perëndim”, thotë Sogojeva.

Liberalizimi i vizave, megjithatë, nuk mund të shfrytëzohet për qëllime punësimi, por vetëm vizita turistike. Për punësim në një vend të BE-së duhen vizë dhe leje e posaçme. Kosova ka qenë e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që fitoi të drejtën e lëvizjes së lirë.

Duke iu përgjigjur interesimit të REL-it për këtë temë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku gjendet edhe Departamenti për Turizmin, tha se nuk ka bërë ndonjë hulumtim për ndikimin e liberalizimit të vizave në sektorin e turizmit.

Kosova – me 1.7 milion banorë dhe me pagë mesatare 520 euro – është e ndarë në pesë rajone turistike: rajoni qendror i Prishtinës; rajoni turistik i Alpeve Shqiptare – Bjeshkët e Nemuna; rajoni turistik i Sharrit; rajoni turistik i Anamoravës dhe rajoni turistik i Mitrovicës.

Por, përfaqësues të organizatave që merren me promovimin e turizmit në vend, kanë thënë më herët për REL-in se ky sektor nuk eshte zhvilluar sa duhet. Kiçmari thotë se mezi pret të niset për në destinacionin e radhës, edhe pse pas kthimit nga Greqia “i është dashur t’i kufizojë shpenzimet për disa ditë”.

Previous Post

Kthehuni dhe na sillni paqen, zoti President! Kërkesa e Orban për Trump

Next Post

Kriza në marrëdhënie, Fedez heq Ferragnin dhe fëmijët nga fotoja e profilit në Instagram

albnews

albnews

Related Posts

FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së
Albania

FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

20 May, 2025
Barduani kërkon qeverinë e re, Osmani pas takimit me kreun e KFOR: Serbia do destabilitet
Kosova

Barduani kërkon qeverinë e re, Osmani pas takimit me kreun e KFOR: Serbia do destabilitet

20 May, 2025
Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, ndërrojnë jetë një grua dhe një vajzë e mitur
Kosova

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, ndërrojnë jetë një grua dhe një vajzë e mitur

20 May, 2025
Next Post
Kriza në marrëdhënie, Fedez heq Ferragnin dhe fëmijët nga fotoja e profilit në Instagram

Kriza në marrëdhënie, Fedez heq Ferragnin dhe fëmijët nga fotoja e profilit në Instagram

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

20 May, 2025
U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

20 May, 2025
Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

20 May, 2025
VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

20 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4720 shares
    Share 1888 Tweet 1180
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2399 shares
    Share 960 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1870 shares
    Share 748 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM