Për herë të par në histori forcat ajrore izraelite zbarkojnë në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avionë luftarakë nga Forcat Ajrore izraelite zbarkuan sot në Gjermani për herë të parë në histori, përpara një ngjarjeje përkujtimore simbolike dhe stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis dy vendeve.

“Gjashtë avionët F-16 do të marrin pjesë në stërvitoret “BlueWings2020” dhe “MAGDAY” gjatë dy javëve të ardhshme”, njoftoi FA gjermane në Twitter.

Një formacion gjermano-izraelit është vendosur të fluturojë mbi bazën ajrore “Fuerstenfeldbruck” të martën, atje ku masakra e Lojrave Olimpike Mynih 1972 arriti kulmin kur nëntë atletë izraelitë mbetën të vrarë gjatë një përpjekjeje shpëtimi.

Atë ditë, 11 atletë u vranë në total, pasi u morën peng nga grupi terrorist palestinez “Shtatori i Zi”.

We are proud to host you in Germany for the first time. By the way: Nice patch. https://t.co/BKjAkAHfeM

— Team_Luftwaffe (@Team_Luftwaffe) August 15, 2020

Share This Article