Danimarka, vendi i parë në Evropë që filloi gradualisht rihapjen, sot nuk raportoi asnjë vdekje për herë të parë që nga 13 marsi.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Danimarkë u rrit me 78 në 10.791 që nga e enjtja. Numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar në 537.
“Në ditën e fundit kemi pasur 0 vdekje nga COVID-19 në Danimarkë,” tha Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke në Twitter