Bota
Për herë të parë, Musk mban një takim të nivelit të lartë në Pentagon, zbulohet arsyeja
Miliarderi Elon Musk ka mbajtur një takim të paprecedentë të nivelit të lartë në Pentagon dhe ka bërë thirrje për ndjekjen penale të çdo zyrtari të Departamentit të Mbrojtjes që ka nxjerrë “informacione të rreme keqdashëse” në lidhje me vizitën e tij.
Musk u takua me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Pete Hegseth për 80 minuta në bisedimet e tij të para të tilla në Pentagon, i cili është përgjegjës për një pjesë të madhe të shpenzimeve të qeverisë federale.
Ishte e paqartë nëse gjeneralët amerikanë iu bashkuan atij takimi.
New York Times raportoi se Musk do të informohej për planet sekrete të luftës me Kinën, diçka që vetë Musk, presidenti Donald Trump dhe të tjerët e mohuan.
Madje, miliarderi e quajti raportin “propagandë të pastër” dhe kërkoi veprim ligjor kundër atyre që raportuan, shkruan Reuters.
“Mezi pres ndjekjet penale të atyre që po nxjerrin informacione të rreme me qëllim të keq në NYT. Ata do të gjenden”, shkroi ai në X përpara takimit të Hegseth.
Një zëdhënës i New York Times tha se hetimet e rrjedhjeve kanë për qëllim të qetësojnë komunikimet midis gazetarëve dhe burimeve të tyre dhe të minojnë aftësinë e një shtypi të lirë për të nxjerrë informacione jetike që përndryshe mund të fshihen.
Shefi i shtabit të Hegseth më vonë bëri thirrje për një hetim mbi “zbulimet e paautorizuara të informacionit të sigurisë kombëtare”.
Në Shtëpinë e Bardhë pas takimit, Trump tha se nuk donte t’i tregonte askujt planet e SHBA-së për një luftë të mundshme me Kinën.
“Unë nuk dua t’ia tregoj këtë askujt”, tha Trump.
“Elon ka biznese në Kinë dhe ai do të ishte, ndoshta, i ndjeshëm ndaj kësaj”, shtoi ai.
Duke qëndruar pranë Trump,it Hegseth tha se kishte një bisedë jozyrtare me Musk që u fokusua në inovacionin dhe efikasitetin.
“Nuk kishte plane lufte, nuk kishte plane luftarake kineze. Nuk kishte plane sekrete”, tha Hegseth.
Pas polemikave mbi historinë e New York Times, një takim i planifikuar midis Musk dhe anëtarëve të Shefave të Shtabit të Përbashkët në një dhomë takimi të sigurt në Pentagon, të njohur si “The Tank”, përfundimisht nuk u zhvillua.
Bëhet e ditur se qasja në një plan ushtarak do të shënonte një zgjerim të mprehtë të rolit të Musk si këshilltar i Trumpit, i cili po kryeson përpjekjet për të shkurtuar shpenzimet e qeverisë së SHBA-së.
Kjo do të nxiste gjithashtu pyetje në lidhje me konfliktet e interesit për Musk, i cili si kreu i Tesla dhe SpaceX gjithashtu ka interesa biznesi në Kinë.
Ndryshe, Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë se Musk do të tërhiqet nëse lind ndonjë konflikt interesi midis marrëdhënieve të tij të biznesit dhe rolit të tij në shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë federale.
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania9 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
