Për herë të parë në hierarkinë e FSK-së një grua, presidentja Osmani e gradon Irfete Spahiun Gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Irfete Spahiun e ka dekretuar me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se FSK po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht.

“FSK-ja po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht. Vendosja e grave në pozita drejtuese do ta bëj ushtrinë tonë  më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Pata nderin sot që gjeneral brigade Irfete Spahiun ta  dekretoj me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK.

Është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë sonë që në hierarkinë e saj ta kemi gjeneralmajore një grua.

Gjenerale Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së, ndaj duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e FSK-së”, shkruan Osmani. 

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/557245832426627
Share This Article