Më 5 gusht 2019, Komisioni Evropian publikoj Eurobarometrin e fundit. Eurobarometri është themeluar në 1974 dhe çysh nga atëherë Eurobarometri mbledh të dhënat për çështje të ndryshme të BE-së dhe përkitazi me këtë përfaqëson disponimin e qytetarëve të BE-së.
Eurobarometri i fundit është përgatitur me anë të intervistave të zhvilluara nga 7 qershori deri më 1 korrik në 28 vende anëtare dhe vende kandidate. Në këtë drejtim, janë realizuar 27,464 intervista.
Në studimin e radhës Instituti EPIK ka analizuar të dhënat dhe trendët e fundit që dalin nga Eurobarometri.
Këto janë shtatë (7) gjeturat kryesore:
- Zgjerimi: Për herë të parë pas 10 viteve, shumica e qytetarëve të BE-së mbështesin zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e vendeve të reja.
- Perceptimi pozitiv për BE-në ka mbërrij pikën më të lartë çysh nga viti 2009. 44% të qytetarëve të BE-së kanë besim më të madh në BE, se sa në qeveritë dhe parlamentet nacionale. 45% të qytetarëve të BE-së kanë perceptim pozitiv për BE-në. 61% e qytetarëve të BE-së janë optimist për të ardhmen e tyre.
- Është arritur rekord i ri në përqindjen e qytetarëve që mendojnë se zëri i tyre është me rëndësi brenda BE-së, duke arritur nivelin prej 56%.
- 73% e qytetarëve të BE-së identifikojnë veten si qytetarët e BE-së.
- Lëvizja e lirë dhe paqja në mes Vendeve Anëtare konsiderohen dy të rritura më të mëdha të BE-së.
- Migrimi dhe ndryshimet klimatike janë dy çështje kryesore për qytetarët e BE-së. Sidoqoftë, përderisa migrimi vazhdon të shënoj rënie në rëndësinë e tij, ndryshimet klimatike tani për herë të parë konsiderohen si prioritet nga 1/5 e qytetarëve të BE-së, duke kaluar të gjitha prioritete të tjera për të zëne vendin e dytë.
- Sa i përket çështjeve ekonomike, 49% të qytetarëve e konsiderojnë gjendjen ekonomike të BE-së si të mirë, ndërsa mbështetja