Për hyrje në Suedi nuk nevojitet më testi negativ

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasagjerët në Suedi më nuk do të jenë të obliguar të tregojnë testin negatriv të COVID-19 me të hyrë në këtë vend, ka njoftuar sot qeveria suedeze.

Suedia gjatë 28 dhjetorit të vitit të kaluar, vuri masat mbrojtëse ku u kërkohej të gjithëve që futen në këtë vend që të kenë testin negativ të COVID-19, e kjo masë ishte vënë si preventivë kundër variantit Omicron, që në masë të madhe po përhapet nëpër botë, transmeton Telegrafi.

Prej asaj kohe, Suedia ka numëruar shifra rekord të rasteve të infektimit me Omicron, që tani është variant plotësisht dominues.

“Më nuk po konsiderohen pasagjerët që përbëjnë rrezik të veçantë, në këtë rast nuk ndikojnë në përhapjen e Omicronit nëpër Suedi”, thuhet në kumtesën e qeverisë suedeze.

Suedia ka regjistruar mbi 20 mijë raste ditore gjatë ditëve të fundit, që i bie të jetë dyfishi i rekordit të kaluar gjatë valëve paraprake të pandemisë.

Numri i madh i atyre që kërkuan ndihmë mjekësore ka rënduar sistemin shëndetësorë, por jo të njëjtën masë sikurse para dhënies së vaksinave.

Share This Article