Për kalim transit në Maqedoninë e Veriut, kosovarëve u kërkohet testi Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup njofton të gjithë shtetasit e Kosovës se nuk mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut nëse nuk e posedojnë testin për COVID-19.

“Bazuar në masat e reja të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, kjo rregull vlen edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës që zgjedhin Maqedoninë e Veriut për kalim transit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të gjithë ata që do të zgjedhin këtë rrugë duhet të posedojnë PCR Test – negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Share This Article