Për më shumë minuta, Shaqa do të luajë si mesfushor qendror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vetëm tre minuta i luajti Xherdan Shaqiri të martën mbrëma, në humbjen e Liverpoolit përballë Napolit në Ligën e Kampionëve.

Shaqa preku topin vetëm katër herë gjatë kësaj kohe, derisa skuadra e tij, u mposht në start të Championsit, sërish nga Napoli.

Që nga shkurti i këtij viti, futbollisti nga Zhegra pak ka luajtur në përbërjen e parë të Kloppit, i cili preferon më shumë treshen Salah – Mane – Firmino në fazën e sulmit.

Duke parë këtë dhe zhgënjimin që po rritet te Shaqiri, trajneri Klopp ka menduar një pozitë tjetër për 27-vjeçarin.

Mesfushor qendror, rolin që e luan aktualisht kapiteni i Liverpoolit Henderson, pritet që këtë ta bëjë edhe Shaqa në ndeshjet e ardhshme, edhe pse ky rol nuk është ai që e shquan futbollistin.

Share This Article