Për pushime në… Ukrainë! Vendi rihap dyert për turistët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë muaj pas nisjes së luftës nga Rusia, portali “Vizitoni Ukrainën” nxori oferta turistike për të gjitha shijet me emërtimin: “Himni i ri i rezistencës”.

Madje është krijuar edhe një tur në qytetet Bucha dhe Irpin, të goditura rëndë nga masakrat dhe krimet e forcave të Putinit. Këto janë destinacione shtesë, përveç paketave të relaksit për ditë të tëra për të kaluar një Lviv ose udhëtime në kanionin Kamianec-Podilski për ata që e duan aventurën.

Kievi kërkon të rikthejë panoramën e normalitetit dhe të tregojë rezistencën e tij ndaj botës duke promovuar Ukrainën dhe për të tërhequr turistë. “Bëhu dëshmitar i historisë së madhe dhe eja me ne në një udhëtim në Ukrainë! Këtu ajri mban aromë lirie!”, është ftesa e këtij shteti për ata që do të kenë guxim.

Të vizitosh Ukrainën, shpjegon portal turistik, nuk nënkupton vetëm të shëtisësh nëpër rrugët e bukura të qyteteve, por edhe të zbulosh si është në të vërtetë ky vend. Të ndjekësh gjurmët e mbrojtësve, të shihet se si qytetet po e rimarrin veten nga horroret e ushtrisë ruse, të shohësh në sy personat, për të cilët jeta nuk do jetë më kurrë siç e kishin më përpara.

Të zbulosh Ukrainën e sotme, do të thotë të shohësh se si jetohet në pritje të fitores së madhe dhe të dëgjosh rrahjet e zemrës së të gjithë botës së lirë, shkruhet në thirrjen e portalit.

Share This Article