Guvernatori i Mosulit, Najim Al-Jubouri deklaroi se nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar qytetin e çliruar nga organizata terroriste DEASH rreth 3 vite më parë
At Ta mim
Për rindërtimin e qytetit Mosul të Irakut i cili u çlirua nga organizata terroriste DEASH rreth 3 vite më parë nevojiten 7 miliardë dollarë.
Guvernatori i Mosulit, Najim Al-Jubouri në një deklaratë për media tha se nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar qytetin e çliruar nga organizata terroriste DEASH rreth 3 vite më parë.
“Gjatë kontrollit nga DEASH-i në qershor 2014 qyteti pothuajse u shkatërrua”, tha Al-Jubouri i cili shtoi se qyteti u shkatërrua gjatë konfliktit për çlirim mes forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste.
Al-Jubouri tërhoqi vëmendjen se pavarësisht që kanë kaluar 3 vite nga çlirimi akoma ka dëme serioze të infrastrukturës në qendër të qytetit, në lagje dhe komuna ku dhe projektet e zbatuara për infrastrukturën kanë mbetur të pamjaftueshme.
“Mijëra qytetarë të Mosulit të rikthyer nga kampet ende janë pa shtëpi”
Mijëra qytetarë të Mosulit që për vite jetojnë një jetë migranti, janë rikthyer në qytet, tha Al-Jubouri i cili shtoi se “Mijëra qytetarë të Mosulit që janë rikthyer nga kampet ende janë pa shtëpi”.
“Për kthimin në normalitet të jetës në Mosul ka akoma shumë projekte të infrastrukturës që duhet të përfundohen”, thekson Al-Jubouri. Sipas tij, në mesin e projekteve janë riparimi i vendbanimeve, spitaleve dhe shkollave si dhe përmirësimi i shërbimeve themelore.
Në qershor 2014 organizata terroriste DEASH mori nën kontroll të plotë rajonet Mosul, Salahaddin dhe Anbar ndërsa nën kontroll të pjesshëm rjaonet Diyala dhe Kerkuk. Këto rajone në fjalë u rimorën nga organizata brenda disa vitesh.
Ish-kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi më 9 dhjetor 2017 shpalli fitoren kundër organizatës.