Për shkak të humbjeve të mëdha, Rusia rekruton ushtarët e larguar në vitin 2012

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në dy raportet e fundit të ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, që janë publikuar mbrëmë vonë dhe sot herët, rreth situatës në terren në Ukrainë, thuhet se Moska për shkak të humbjeve tejet të mëdha po rekruton personel të demobilizuar në vitin 2012.

“Si kundërpërgjigje në të gjitha humbjet, forcat e armatosura ruse po tentojnë të rritin numrin e ushtarëve – pra personel i liruar nga shërbimi ushtarak nga viti 2012”, thuhet në raport.

Me shpresën se më këtë veprim do të forcohet, Moska po rekruton ushtarë pranë rajonit që kufizohet me Moldavinë.

“Shkuarja e forcave ruse nga veriu i Ukrainës ka lënë dëshmi për torturimin dhe vrasjen e civilëve, përfshirë prezencën e varrezave masive – marrjen e pengjeve që janë përdorur si mburojë dhe minimin e infrastrukturës civile”, thuhet ndër tjera në raport.

Share This Article