Për të ulur varësinë nga Rusia, SHBA do ta furnizojë Evropën me 15 miliardë kub gaz natyror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftuan të premten një grup pune të përbashkët në një përpjekje për të larguar Evropën nga varësia e naftës dhe gazit rus.

Ekspertë e kryesuar nga përfaqësues nga Shtëpia e Bardhë dhe Komisioni Evropian, do të synojë të gjejnë furnizime alternative të gazit natyror të lëngshëm dhe të reduktojë kërkesën e përgjithshme për gaz natyror, raporton cnn.

Shtetet e Bashkuara do të punojnë drejt furnizimit të Evropës me të paktën 15 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm në vitin 2022, në partneritet me vende të tjera, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Varësia e Evropës nga gazi dhe nafta ruse është dëshmuar si një pikë e madhe pengese në përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Ndërsa SHBA-ja ndaloi importet ruse të energjisë, Evropa e kishte shumë më të vështirë të ndërpresë furnizimet e saj.

Grupi do të punojë gjithashtu drejt reduktimit të emetimeve të gazeve serrë duke ulur emetimet e metanit dhe duke përdorur energji të pastër.

Share This Article