Përafrohen qëndrimet VV-LDK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për shumicën prej deputetëve të LDK-së, por edhe për nënkryetarin Lutfi Haziri është i pranueshëm propozimi që e ka dhënë Vjosa Osmani në njërën prej mbledhjeve të mëhershme që posti i kryeparlamentarit të kompensohet me njërën prej ministrive të rëndësishme, përkatësisht MPJ-në.

“Koha Ditore” pati shkruar se ky propozim kishte mbetur të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, por për shkak të refuzimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut dhe një pjesë të kryesisë, mbledhja nuk është thirrur.

Në diskutimet e fundit, Osmani nuk ka shpreh gatishmëri të vendoset në krye të kuvendit, në rrethanat aktuale, pasi Konjufca është zgjedhur edhe me votat e LDK-së.

Burime brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se edhe VV është pajtuar me këtë formulë- MPJ për Kryeparlamentarin.

Zyrtarisht në LDK dhe VV kanë refuzuar të deklarohen për negociatat e fundit rreth koalicionit.

Share This Article