Përbindëshi detar kinez që mbush tregun europian me makina elektrike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Markat kineze të makinave elektrike kanë pushtuar tregun europian dhe jo vetëm. Automjetet janë moderne, cilësore dhe kanë çmime konkurruese nëse krahasohen me kompanitë e ngjashme prodhuese në Europë dhe Amerikë.

Një prej markave që ka pushtuar tregun është “BYD”, akronimi i Build Your Dreams. Por ekziston një arsye përse kjo markë ka mbushur tregjet me makina. Gjithçka është realizuar falë një përbindëshi detar.

Bëhet fjalë për anijen “BYD Shenzhen”, e konsideruar më e madhja në botë për transportin e automjeteve. Ajo është në gjendje që të transportojë 9,200 makina vetëm me një rrugë drejt tregjeve perëndimore.

Kjo arritje ka shënuar një moment të rëndësishëm në eksportin global të automjeteve elektrike.

Share This Article