• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Përçarja e shqiptarëve thellon problemet në Luginën e Preshevës

Përçarja e shqiptarëve thellon problemet në Luginën e Preshevës

by albnews
6 May, 2022
in Kosova
0
3
VIEWS

Mungesa e unitetit midis shqiptarëve në Luginën e Preshevës po i thellon edhe më problemet me të cilat përballet ky komunitet në pjesën jugore të Serbisë.

Nga tre deputetë, që kanë pasur në legjislaturën e kaluar serbe, shqiptarët kanë përfunduar me asnjë – së paku tani për tani.

“Kjo gjendje do të na kthejë shumë kohë pas dhe do të na sjellë energji negative në ambientin tonë. Nuk do të ketë zhvillim ekonomik, nuk do të ketë prosperitet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Almin Shaqiri, nënkryetar i Komunës së Preshevës.

Presheva, së bashku me Medvegjën dhe Bujanocin, përbëjnë atë që njihet si Luginë e Preshevës – e banuar me shumicë shqiptare.

Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që janë mbajtur më 3 prill, përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë garuar me dy lista zgjedhore, por për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në votime, asnjëra nga to nuk e ka kaluar pragun e nevojshëm për të hyrë në Kuvendin serb.

Në garë kanë qenë dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë.

Përfaqësues të tyre kanë thënë se nuk kanë mundur të bashkohen, për shkak të “dallimeve politike”.

Në zgjedhjet e vitit 2020, kur janë bashkuar në një listë, shqiptarët e Luginës kanë siguruar tri ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Marrëveshja për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhje është arritur me ndërmjetësimin e ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Sot, partitë shqiptare në Luginë fajësojnë njëra-tjetrën për prishjen e kësaj marrëveshjeje.

“Ata që e tradhtuan Marrëveshjen e Tiranës, nuk janë më në atë stad ku kanë qenë. Dhe, tani, pikërisht ata që e kanë tradhtuar Marrëveshjen e Tiranës, dalin dhe akuzojnë Alternativën për Ndryshim, kinse ne jemi ata që kemi bërë shkelje”, thotë Shaqiri, i cili është edhe nënkryetar i kësaj partie.

Alternativa për Ndryshim ka qenë pjesë e listës zgjedhore Alternativa Demokratike Shqiptare, e cila në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi ka fituar 3,250 vota ose 0.09 për qind të tyre.

Sipas të dhënave të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, lista tjetër, Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, ka fituar 9,630 vota ose 0.26 për qind të tyre.

Bartësi i këtij koalicioni, Shaip Kamberi, thotë se fakti që lista e tij ka marrë më shumë vota, tregon se “kush e ka prishur Marrëveshjen e Tiranës”.

“Mundësitë ligjore, apo lehtësitë që po bëhen për krijimin e partive politike, po shkojnë në drejtim të fragmentizimit të skenës politike, sidomos në komunat ku jetojnë pakicat. Kjo, mandej, po ndikon drejtpërdrejt që njerëz të caktuar me aspirata politike, që kanë më pak përkrahje, 1,000 vota, të bëjnë parti”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se unitetin mes partive shqiptare e ka prishur edhe politika serbe, por nuk specifikon më shumë.

Kamberi, i cili ka qenë deputet në legjislaturën e kaluar serbe, ka nxitur shpesh reagime me fjalimet e tij në Kuvendin e Serbisë.

Gjatë një fjalimi në tetor të vitit 2020, ai ka thënë se zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura atë vit, “kanë prodhuar një pushtet totalitar”, që nuk është parë as nga ish-udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviq, i akuzuar për krime lufte.

Kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ky prezantim i Kamberit ka qenë “provokues”.

Njohësi i zhvillimeve politike në Luginë, Belgzim Kamberi, i cili është edhe kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, thotë se marrëdhëniet mes shqiptarëve në Luginë “kanë degraduar”.

Më herët, “ka pasur rivalitete të brendshme për politika lokale, por, në parim, ka ekzistuar një lloj uniteti karshi Beogradit zyrtar. Sot, kjo është e mjegullt”, thotë ai.

Sipas tij, partitë politike në Luginë duhet të hartojnë plane për ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve në këtë zonë.

Kamberi thotë se për të përafruar qëndrimet mes tyre ndoshta do të duhet të ndërhyjë edhe Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Nga këto dy qeveri nuk ka pasur deklarata publike në këtë drejtim, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë dy milionë euro për Luginën e Preshevës nga buxheti i vitit 2022.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë, që është bërë në vitin 2011.

Në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, në Luginë janë të regjistruar rreth 70 mijë banorë shqiptarë.

Prej tyre, sipas organizatave joqeveritare dhe subjekteve politike lokale, rreth 20,000 kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme.

Shqiptarët e Luginës, tash e sa kohë, janë ankuar për pasivizim të adresave të tyre dhe mosrespektim të të drejtave nga zyrtarët e Serbisë.

Pasivizimi i adresave “po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës”, ka thënë Shaip Kamberi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në vitin 2020.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia, përmes pasivizimit të adresave, ua ka mohuar “6,000 shqiptarëve në Serbi të drejtën themelore për të votuar” në zgjedhjet e 3 prillit.

Beogradi zyrtar, në përgjithësi, nuk e ka komentuar çështjen e pasivizimit të adresave.

Ankesa nga shqiptarët e Luginës ka pasur edhe për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, edhe pse një marrëveshje për to – midis Ministrisë së Arsimit në Serbi dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar – është raportuar në nëntor të vitit të kaluar.

Ankesa, po ashtu, ka pasur për mungesë të investimeve në Luginë, për ngecje në zhvillimin ekonomik dhe për mospranimin e diplomave universitare nga Kosova.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, thotë se në këtë “pasiguri kolektive”, partitë politike duhet t’i tejkalojnë ndasitë.

“Shkuarja në Parlamentin e Serbisë nuk nënkupton se do të zgjidheshin problemet e shqiptarëve, por kjo nënkupton se një zë i fuqishëm atje, sa më kumbues që mund të jetë, do të kërkonte më shumë zgjidhje dhe do të alarmonte faktorin ndërkombëtar për t’u interesuar më shumë për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thotë Mustafa.

Për disa, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë nuk do të përbënte asnjë ndryshim.

“Edhe këta të deritashmit nuk kanë bërë asgjë” për zgjidhjen e problemeve thelbësore në Luginë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë drejtori i Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim në Preshevë, Kujtim Sadriu, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në muajin prill./REL

Previous Post

5 maj 1913, Lef Nosi mundësonte vulën e parë postare shqiptare

Next Post

Analiza/ Si u bë dita e fitores ndaj nazizmit feja e re e Rusisë

albnews

albnews

Related Posts

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet
Albania

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…
Kosova

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

10 May, 2025
Next Post
Analiza/ Si u bë dita e fitores ndaj nazizmit feja e re e Rusisë

Analiza/ Si u bë dita e fitores ndaj nazizmit feja e re e Rusisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4680 shares
    Share 1872 Tweet 1170
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2385 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM