Përdhunohet një efektive policie në Napoli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli. Një efektive policie është përdhunuar teksa ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte lënë punën në komisariat.

Kolegët e viktimës arritën të vënë në pranga autori pas ngjarjes. Bëhet e ditur se ai është një shtetas nga Bangladeshi. Ndaj tij tashmë rëndojnë akuzat për tentativë vrasje dhe përdhunim. Efektivja e policisë u dërgua në spital pas ngjarjes së rëndë.

Sipas mediave italiane, efektivja e policisë kishte mbyllur turnin e saj në orën 12:00 të natës dhe po ecte pranë portit të qytetit për t’u kthyer në shtëpi, aty ku u sulmua nga 23-vjeçari me precedentë të mëparshëm kriminal.

Share This Article