Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku katër burra kanë përdhunuar në qendër të qytetit të Bolton një grua.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se autorët janë arrestuar ndërkohë që policia e ka quajtur sulmin një “vepër të rëndë seksuale”.
Sulmi ndodhi pranë Bradshawgate në Bolton, Greater Manchester, të shtunën në mëngjes.
Ka qenë vet gruaja që ka bërë denoncimin, ndërkohë autorët e dyshuar u arrestuan ditën e sotme pas shumë kërkimesh, shkruan The Sun.
Aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet që të merren në pyetje.