Përdori paratë e shtetit për një sondazh pro tij, ish-kancelarit Kurz i hiqet imuniteti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti i Austrisë ka votuar pro heqjes së imunitetit për ish-kancelarin Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë. Politikani konservator akuzohet se ka përdorur paratë e shtetit për të paguar sondazhet për të rritur imazhin e tij. Tani Kurz do të përballet me një hetim për korrupsion. Për këto akuza para disa muajsh ai u detyrua të largohej nga posti i Kancelarit.

Partia e tij e qendrës së djathtë Popullore Austriake (ÖVP) mbështeti masën për heqjen e imunitetit të Kurz dhe lejimin e hetimit. Vetë ish-kancelari kishte bërë thirrje më parë për heqjen e imunitetit të tij në mënyrë që hetimi të mund të vazhdonte, duke këmbëngulur se donte të luftonte pretendimet “të rreme”

Share This Article