“Përdorimi i alkoolit në moshë të re shkakton plakjen e parakohshme të enëve të gjakut”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas studimit të paraqitur në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë në vitin 2021, alkooli i konsumuar në moshë të re shkakton plakjen e parakohshme të enëve të gjakut

Sipas një hulumtimi mësohet se konsumimi i alkoolit nga adoleshenca deri në moshën e rritur shkakton ngurtësim arterial, i cili është një pararendës i sëmundjeve kardiovaskulare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas studimit të paraqitur në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë në vitin 2021, alkooli i konsumuar në moshë të re shkakton plakjen e parakohshme të enëve të gjakut.

Autori i punimit, Hugo Walford, deklaroi se përdorimi i tepërt i alkoolit shkakton rritje graduale të plakjes së enëve dhe se forcimi i arterieve do të rritet me rritjen e sasisë së alkoolit të konsumuar.

Në studim nuk u zbulua asnjë lidhje me efektet e konsumit të alkoolit në moshat e reja në shëndetin e zemrës, ndërsa u përcaktua se konsumimi i alkoolit kishte një efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin e enëve të gjakut.

Në hulumtim thuhet se enët natyrisht humbasin strukturën e tyre elastike me kalimin e kohës dhe bëhen më të forta dhe enët e ngurtësuara rrisin rreziqet e sëmundjeve të tilla si sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se zakone të caktuara, të tilla si përdorimi i duhanit dhe alkoolit, mund të përshpejtojnë procesin e arteriosklerozës.

Hulumtimi në fjalë u ndalë mbi efektet e përdorimit të alkoolit të tepërt nga adoleshenca deri në moshën e rritur; Me fjalë të tjera, mbi arteriosklerozën në periudhën e ndjeshme midis moshës 17-24 vjeç.

Hulumtimi u krye duke kategorizuar 1.655 pjesëmarrës të moshës 17-24 vjeç sipas niveleve të ndryshme të përdorimit të alkoolit dhe duhanit.

Share This Article