Një iraniane, e famshme në Instagram për transformimin drastik të pamjes së saj nëpërmjet kirurgjisë estetike, u arrestua dhe u akuzua për blasfemi, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim.
Gjithmonë sipas kësaj agjencie, ajo u burgos me urdhër të një gjykate në Teheran, për t’u gjykuar për krime kulturore dhe korrupsionin moral e shoqëror.
Përdoruesja e Instagramit, e njohur si Sahar Tabar, përballet me akuza të tilla, si blasfemi, nxitje për dhunë, marrje të ardhurash nga burime të papërshtatshme dhe nxitje e të rinjve për korrupsion./ATSH/