Perëndimi i kërkoi të dënonte Rusinë, Imran Khan: Mos jemi skllevërit tuaj?!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i është përgjigjur një letre të përbashkët të mbërritur në adresë të tij nga krerët e 22 misioneve diplomatike, të cilët i kërkonin që të dënonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Çfarë mendoni se jemi? Mos jemi skllevërit tuaj, që do të bëjmë gjithçka thoni? Dua t’i pyes ambasadorët e Bashkimit Europian: a ia keni dërguar këtë letër Indisë?”, tha Khan në një miting politik të dielën, për të vënë në dukje se edhe fqinji i tij, sikurse Pakistani, abstenoi në votimin e rezolutës në OKB që dënonte agresionin rus. Khan tha gjithashtu se Bashkimi Europian nuk kishte dënuar veprimet e Indisë në Kashmir, një krahinë malore për të cilën India dhe Pakistani kanë zhvilluar dy luftëra.

Khan ishte kreu i parë i një shteti që u shfaq në publik me Vladimir Putin më 24 shkurt, pak orë pasi Presidenti rus kishte urdhëruar futjen e trupave të tij në Ukrainë. Disa ditë më vonë, Khan tha se vendi i tij do të importojë rreth 2 milionë tonë grurë nga Rusia dhe do të furnizohet me gazin e saj.

Share This Article