Perez: I pamundur transferimi i Mbappes e Haalandit pa Superligën Evropiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

residenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se transferimi i Kylian Mbappes dhe Erling Haalandit do të jetë i pamundur për secilin klub pa Superligën Evropiane.

Real Madridi është përmendur si kandidat për transferimin e yllit të PSG-së, Mbappe dhe atij të Dortmundit, Haaland.

“Në përgjithësi, nuk do të ketë transferime të mëdha këtë verë. Kur paratë nuk rrjedhin nga klubet e pasura te të varfrat, atëherë të gjithë vuajnë. Është e pamundur të bëhen transferime të Mbappes apo Haalandit, në përgjithësi, jo vetëm për Real Madridin, pa Superligën Evropiane. Nëse nuk e transferojmë Mbappen këtë verë, nuk besoj se ndonjë tifoz do ta qëllojë veten në kokë. Ata e dinë se po e bëjmë më të mirën, dhe nëse gjërat nuk ndodhin, atëherë pasi janë të pamundura”, ka thënë Perez për “El Larguero”.

Share This Article