Përfaqësues të FRPD-së: Dyert e selisë, të mbyllura për mbështetësit e vet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësues të FRPD-së ishin sot në selinë e PD-së për të zhvilluar mbledhjen e radhës, nga ku deklaruan se i gjetën dyert e mbyllura.

Në një komunikim me mediet, përfaqësues të i FRPD-së u shpreh se dyert e selisë ishin sërish të mbyllura sikur dhe një ditë më parë.

“Kanë tentuar të hyjnë edhe dje deputetë të PD-së, anëtarë të komisionit të rithemelimit. Sot këtu janë anëtarë të kuvendit kombëtar të Partisë Demokratike, por selia është e mbyllur. Besoj se është një rast unikal, një parti në opozitë mbyll dyert për mbështetësit e vet. Flitet për të ardhmen, por kjo është e ardhmja që ofron Partia Demokratike sot. Është një parti pa vizion pa frymëzim, prandaj është i nevojshëm rithemelimi”, thanë ata.

Po ashtu, përfaqësuesit e FRPD-së theksuan se demokratët e kanë vendosur ne kuvendin e 11 dhjetorit dhe demokratët nga e gjithë Shqipëria do vijnë të ekzekutojnë vendimin.

Share This Article