Përfaqësuesja e Greqisë preket nga koronavirusi para ndeshjes me Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më 5 janar është ndeshja e hendbollit mes Kosovës dhe Greqisë, që i takon eliminatoreve për Botërorin 2023. Derisa Kosova të enjten e ka zhvilluar stërvitjen e fundit për këtë vit, Greqia kampin e ka ndërprerë të mërkurën. Deri te ndërprerja ka ardhur për shkak të rasteve me koronavirus në Përfaqësuesen greke.

Janë tre lojtarë të Greqisë të infektuar me COVID-19, ka njoftuar Federata e Hendbollit të këtij vendi.

“Pasi është konsultuar protokolli shëndetësor, është vendosur që të ndërpritet kampi në mënyrë që të mbrohen sportistët, stafi teknik dhe të gjithë ata që janë afër përfaqësueses. Përgatitjet do të vazhdojnë më 2 janar në Selanik dhe pasi t’iu nënshtrohen testeve të gjithë pjesëmarrësit”, ka thënë Konstantinos Manavis, udhëheqës i komitetit shëndetësor në Federatën e Hendbollit të Greqisë.

Edhe Kosova i vazhdon përgatitjet më 2 janar, në Prishtinë. Ditë më parë u anulua një miqësore e Kosovës me Malin e Zi për shkak të rasteve pozitive te malazezët.

Ndeshja Kosova – Greqia luhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 19:15.

Share This Article