Përfaqësuesja e Kosovës do të drejtohet nga një trajner gjerman, e konfirmon vetë presidenti i FFK-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha, Përfaqësuesja e Kosovës pritet të bëhet me trajner të ri, i cili mësohet se do të jetë gjerman. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka folur rreth përzgjedhësit të ri, duke thënë që do të zyrtarizohet në ditët në vijim, ndërsa ai është i nënshtetësisë gjermane.

Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, ku ndodhet edhe presidenti Ademi me disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ka deklaruar se çështja e trajnerit të Kosovës është punë e kryer.

“Çështja e trajnerit të Kosovës është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman”, ka deklaruar Ademi për “Kanal10”.

Andre Breitenreiter ka kohë që flitet si i përzgjedhuri i FFK-së për punën e trajnerit të ri të “Dardanëve”. Ndaj, mbetet të shikohet në ditët në vijim nëse vërtetë do të jetë Andre Breitenreiter  trajneri i ri i Kosovës, apo do të kemi ndonjë emër surprizë.

Share This Article