Përfaqësuesja ligjore e Trumpit: Kemi dëshmi për mashtrim në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sidney Powell, përfaqësuese e ekipit ligjor të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se ka prova për një komploti të madh.

Ajo tregon se komploti përfshinte gjigantët e teknologjisë amerikane, kompaninë e votimit “Dominion”, zyrtarë qeveritarë dhe gjigantë mediatikë për t’ia “vjedhur” zgjedhjet Trumpit.

Powell i tha Fox News se beson që votimi në nëntor është kulmi i katër viteve të përpjekjeve nga kundërshtarët e Trumpit për ta hequr nga detyra.

“Gjithçka u organizua dhe u krye me ndihmën e njerëzve nga Silicon Valley, kompani të mëdha teknologjike, kompani të mediave sociale, madje edhe kompani mediatike”- tha Powell.

Ajo shtoi se provat e vjedhjes së zgjedhjeve po arrijnë me një shpejtësi, të tillë, sa është e vështirë të përpunohen.

Ndër të tjera, Powell deklaroi se duke rishikuar votat në disa shtete federale amerikane, ekipi juridik i Trumpit arriti në përfundimin se gjigantët e teknologjisë nën kontrollin e demokratëve ridrejtuan, siç deklaroi ajo, “jo qindra mijëra, por miliona vota”.

Share This Article