Përfituan 7500 metër katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 3 ish-zyrtarët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të Komunës Bërxullë, Ymer Markun, Kujtim Balliun, Agim Locin, si edhe Kujtim Allmeta pasi akuzohet se përfituan 7500 metër katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Përmes një njoftimi Prokuroria bën me dije se ndaj tre ish-zyrtarëve kërkohet arrest me burg për veprat “Falsifikimi dokumentave”. Më tej bën me dije se ndaj Allmetës kërkohet arrest me burg për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Gjithashtu në njoftim Prokuroria bën me dije se kërkohet sekuestrimi i pasurisë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest në burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe shtetasin K.A si dhe sekuestrimin e 7500m2 tokë në Bërxullë të përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për ish-zyrtarët Y.M., K.B., A.L., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe shtetasin dhe K.A. për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 i K.

Penal dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Po kështu, kjo prokurori kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7.500m2 tokë e llojit “Arrë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Share This Article