Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur në një zjarr të madh që shpërtheu në një gradaçelë në veri të Hong Kongut sot, sipas BBC.

Ndërkohë BBC raporton se të paktën 13 persona ndodhen akoma të bllokuar brenda ndërtesës, ndërsa zjarrfikësit vijojnë punën për nxjerrjen e tyre nga gradaçela.

Tym i zi i dendur doli nga ndërtesat ndërsa zjarrfikësit luftonin me flakët. Disa njerëz mbetën të bllokuar brenda, ndërsa një burrë pësoi djegie të rënda, sipas transmetuesit publik RTHK, duke cituar policinë.

Departamenti i zjarrfikësve tha se mori një telefonatë në orën për një zjarr në kompleksin Wang Fuk Court, ndërsa në pak kohë më vonë incidenti u cilësua si një alarm i nivelit 4.

Wang Fuk Court përbëhet nga tetë ndërtesa dhe ka gati 2,000 apartamente. Rreth kullës ku shpërtheu zjarri janë ndërtesa të tjera me skela të jashtme prej bambuje

Share This Article