Përfshihet nga flakët Komisariati i Policisë së Shijakut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.

Zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës, i cili siç duket edhe nga pamjet është nën pushtetin e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët.

Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të Komisariatit dhe policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi:

Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore  paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore  po punojnë  për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.

Share This Article