Përfshihet nga flakët spitali në Romë, tre viktima: Forcat zjarrfikëse evakuojnë rreth 200 pacientë, mes tyre edhe…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre të moshuar humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu gjatë orëve të natës spitalin e qytetit të Tivolit, pranë Romës, sipas njoftimeve të mediave italiane.

Trupi i pajetë i një personi të katërt u gjet në morgun e spitalit “San Giovanni Evangelista”, por besohet se kishte ndërruar jetë përpara se zjarri të shpërthente, pak para orës 11 të mbrëmjes së të premtes, sipas orës lokale në Itali.

Forcat zjarrfikëse evakuuan rreth 200 persona nga spitali, mes tyre një grua shtatzënë dhe disa fëmijë. Pacientët që u evakuuan u dërguan për të marrë trajtim mjekësor në spitale të tjera të Romës.

Sipas njoftimeve nga mediat vendase, viktimat, dy burra dhe dy gra, ishin mes moshës 76-86 vjeçare.

Share This Article