Përfshihet nga zjarri magazina e Arkivës në Lundër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një magazinë  në Lundër të Tiranës, pasditen e sotme është përfshirë nga zjarri.

Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Flakët kanë përfshirë magazinën nr.3. deri më tani raportohet që janë djegur vetëm tavolina dhe karrige dhe jo dokumente.

Sipas burimeve për Ora News, mendohet se pranë kësaj magazine ruhen disa materiale zgjedhore. Ndërkohë Ora News, bën me dije se tek magazina ndodhet edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, por ende nuk dihen arsyet përse. 

“Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre”, njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

Share This Article